Drita fiton derbin ndaj Gjilanit me këtë rezultat

Futboll 16 Shkurt 2019 15:30

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, ka fituar derbin ndaj Gjilanit me rezultat 3:1, në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës, shkruan Insporti.com

Drita filloi ndeshjen në mënyrë përfekte duke shënuar në minutë e tetë, nëpërmjet kapitenit, Ardian Limani, i cili shënoi me kokë për rezultatin 1:0.

Pjesa e dytë nisi me spektakël nga të dyja anët, si në tribuna dhe në fushë.

Derbit gjithmonë janë të veçantë, ndoshta më së shumti për tifozët, të cilët po dhurojnë spektakël në stadium.

Por, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike afër lojtarëve, ndeshje u ndërpre për 2-3 minuta.

Fatmirësisht, nuk pati ndonjë lëndim të lojtarëve.

Fillimisht Gjilani barazoi gjithçka përmes Fiton Hajdarit në minutën e 69’, kurse riktheu sërish epërsinë për Dritën Kyrian Nwabueze në minutën e 71’, duke shënuar për 2-1.

Për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Erion Vucaj, që shënoi në minutat e fundit të takimit.

Në fund të takimit futbollisti i Gjilanit, Ansi Lika u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor i ndehsjes, Besfort Kasumi.

Drita me këtë fitore renditet në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë./Insporti.com.

-->