Drita-Gjilani: Krahasim statistikash këtë sezon

Futboll 11 Shkurt 2019 17:32

Drita dhe Gjilani takohen këtë fundjavë, në atë që njihet si derbi më i flaktë lokal në Kosovë.

Pa marrë parasysh se në çfarë kompeticioni luhet ndeshja, qoftë edhe miqësore, rivaliteti në fushë dhe në tribuna para, gjatë dhe pas përballjes është i jashtëzakonshëm, transmeton Insporti.

“Derbi i Anamoravës” gjithmonë sjellë ngazëllim dhe hidhërim në mesin e fansave, por cila skuadër ka regjistruar statiska më të mira këtë edicion?

Epo, hulumtimi sjellë disa rezultate interesante.

 

Image result for drita vs gjilani 2018

Gjilani aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Superligës, derisa Drita zë vendin e gjashtë. Katër pikë i ndajnë ato nga njëra-tjetra.

“Skifterat” kanë golaverazh më të dobët, me 17 gola të pranuar dhe 19 të pësuar, derisa Drita ka shënuar 25, ndërsa ka pranuar 22.

Mirëpo, befasisht, është Gjilani skuadra që ka mbajtur portën të paprekur në më shumë ndeshje se rivali lokal, 8, derisa Drita nuk ka pranuar gol në vetëm katër takime.

Sidoqoftë, Drita e ka në përbërje golashënuesin e tretë më të mirë në ligë, Betim Haxhimusën, i cili ka shënuar shtatë gola këtë fushatë, derisa vetëm Festim Alidema i Llapit (8) dhe Alban Shillova i Flamurtarit (9), kanë realizuar më shumë se ai.

Te Gjilani, Vlfor Hysa dhe Wilber Perez janë golashënuesit më të mirë me nga katër shënime.

Takimi luhet të dielën nga ora 13:30. /Insporti.com/

-->