Drita ka një fitore më shumë se Gjilani, këto janë statistikat e derbit gjilanas në ndeshjet kampionale

Futboll 29 Shtator 2019 11:25

Derbi luhet për tu fituar dhe i tillë do jetë edhe ai i së dielës ndërmjet dy rivalëve të përbetuar të qytetit Gjilanit dhe Dritës.

Më 29 shtator (e diel) nga ora 15:00 do të zhvillohet derbi numër 30-të kampional ndërmjet këtyre dy skuadrave, derisa bilanc më pozitiv ka Drita që numëron një fitore më tepër se ‘kuqebardhët’.

‘Intelektualët’ numërojnë 10 fitore, 9 u takojnë ‘Skifterave’, ndërkohë që 10 duele të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Rezultati 0-0 është më i shpeshti që kanë regjistruar këto dy skuadra, ndërkohë nuk kanë munguar as rezultatet bindëse si 3-0, apo edhe 1-6.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet e arritura ndërmjet këtyre dy skuadrave gjatë garave kampionale nga viti 1999/00.

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;

2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);

2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;

2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;

2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;

2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;

2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;

2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;

2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;

2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;

2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).

2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…

2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1

2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1

2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1

2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita 3-1 Gjilani, Gjilani 0-0 Drita

Statistikat e 29 derbive kampional të pasluftës

Drita: 10 fitore

Gjilani: 9 fitore

Barazime: 10 ndeshje

/Telegrafi/

-->