Drita, klubi i radhës që kryen testet për “Covid-19”

Futboll 23 Maj 2020 13:32

Ka filluar testimi i futbollistëve të Superligës për ‘Covid-19’.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë do të testojnë të gjithë klubet e Superligës, shkruan Gazeta Sheshi.

Klubi Futbollistik “Drita”, është skuadra e radhës e cila ka kryer testimet për koronavirus.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i këtij klubi i’u nënshtruan testeve për ‘Covid-19’ pranë Institutit të Shëndetësisë Publike.

Testet për futbollistët, stafin teknik dhe personelin e klubeve do të bëhen edhe në javën e ardhshme, derisa do të përfundojë përpara se të nisin ndeshjet e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës.

Kujtojmë që ndeshjet e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës do të zhvillohen më dy dhe tre qershor, ndërkohë vazhdimi i kampionatit elitar do të nis më 7 qershor.

-->