Drita “lëshon” golat – shikoni pamjet

Futboll 11 Maj 2019 17:54

Feronikeli shënoi fitore 4:1 ndaj Dritës dhe bëri një hap të madh, mbase vendimtar drejt fitimit të titullit të kampionit të Kosovës, para dueleve direkte me Llapin e Prishtinën.

Nga katër golat e Feronikelit, në sy bie posaçërisht reagimi i dobët në mbrojtje i ekipit gjilanas dhe lehtësia me të cilën janë pranuar golat, madje portieri i Dritës është “asistues” në dy gola të Feronikelit.

Duket se futbollistët mysafir i kishte lëshuar tërësisht forca dhe kjo bëri që të ketë shumë lëshime në vendosjen defanzive dhe kjo të kushtojë më gola të pësuar.

Për më shumë shikoni golat e Feronikelit nga ky takim.