Drita me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës – mposht me rezultat të thellë Ulpianën

Futboll 16 Mars 2022 15:04

Drita ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës dhe ka kaluar tutje në gjysmëfinale.

“Intelektualët” kanë shfrytëzuar për mrekulli terrenin vendas për të fituar ndeshjen e vetme të kësaj faze dhe për të kaluar në raundin tjetër në Kupën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 24-të me anë të Astrit Fazliut, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi me lojë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola tjerë për ta siguruar një fitore të lehtë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të me anë të Almir Ajzerajt, që shënoi për 2-0, ndërsa në minutën e 75-të erdhi goli përfundimtar dhe i fitores 3-0 nga Drita.

Me këtë fitore, Drita kalon tutje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

-->