Drita mposht kombëtaren e Irakut me rezultat të thellë

Futboll 27 Janar 2022 15:36

Drita ka vazhduar me paraqitje pozitive në ndeshjet kontrolluese në Antalya të Turqisë.

Skuadra e Ardian Nuhiut, sot ka zhvilluar miqësoren e radhës ndaj ekipit kombëtar të Irakut U23.

Bardhekaltrit kanë shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1.

Golat për Dritën i realizuan Ard Limani (20′), Albin Krasniqi (44′ dhe 53′) dhe Ardian Cucui (76′).

Edhe në këtë ndeshje të gjithë lojtarë e ekipit morën minutat e parapara nga shtabi teknik.

Deri më tani, në fazën përgatitore, gjilanasit kanë zhvilluar tri miqësore duke arritur t’i fitojnë dy prej tyre, ndërsa njëra u mbyll me barazim.

-->