Drita mposht me lehtësi Ferizajn, shkëputet 5 pikë nga Prishtina

Drita ka shënuar fitore 2-0 ndaj Ferizajit në takimin e parë të javës së 25-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit por fitorja nuk erdhi me shumë lehtësi. Ferizaj arriti të mbrohej mirë në pjesën e parë duke mos lejuar të tundej rrjeta e Blakqorit.
Mirpo rezistenca e mysafirëve nuk zgjati shumë. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Dritës, Genc Berisha preku topin më dorë në zonën e 16 metershit ku gjyqtari i takimit, Erdall Zasella akordoi penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Kastriot Rexha, i cili shënoi golin e 11 sezonal.
Goli i dytë erdhi nga Ardian Coculi, i cili me një goditje të fortë me kokë nga afërsia arriti ta mposht Blakçorin për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Drita arrin në kuotën e 52 pikëve pas 25 takimeve, 5 më shumë se vendi i dytë i cili mbahet nga Prishtina.
Kujtojmë që Prishtina ndeshjen e javës së 25-të e luan si vendas ndaj Dukagjinit.
Ndërkohë Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me vetëm 25 pikë të grumbulluara./Insporti.com/