Drita në finale do të përballet me këtë skuadër

Futboll 08 Gusht 2020 21:39

Kampioni i Irlandës së Veriut Linfield Linfieldin do të jetë kundërshtari i Dritës në finale të rrethit paraeliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Drita mposhti me rezultat 2:1 kampionin e Andorrës, Inter d’Escadeles. Golat e fitores i shënuan Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani.

Ndërsa Linfieldi mposhti 2:0 kampionin e San Marinos, Tre Fiori.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Finalja do të zhvillohet të martën në Nyon të Zvicrës. /Insporti.com/

-->