Drita nikoqire e Drenicës që kërkon mbijetesën

Futboll 21 Korrik 2020 09:35

Takimi hapës xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës, do të jetë në Gjilan.

Lideri i elitës, Drita sot do të përballet me Drenicën, ekipi gjilanas synon fitoren për të prekur titullin, kurse skuadra nga Skenderaj kërkon triumfin për të siguruar mbijetesën.

Drita renditet në vendin e parë me 65 pikë. Ndërsa Drenica në të tetin me 41 sosh.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 17:00.

-->