Drita nuk gabon, triumfon ndaj Malishevës
Futboll
23 Shkurt 2022
14:51

Sot u zhvilluan takimet e radhës të javës së 21’të të Superpligës së Kosovës, shkruan Insporti.
Takimi spikati sot është edhe ai mes Malishevës dhe Dritës, ku trumfuan këta të fundit me rezultat 2-1.
Pjesa e parë e takimit Malisheva – Drita nuk solli gola, por menjëherë pas pjesës së parë në minutën e 49’të të takimit, Drita arriti ta realizojë golin e epërsisë me anë të Simonovskit.
Drita arriti të realizojë për 2:0 me anë të Astrit Fazliut, që realizoi nga penalltia.
Golin e vetëm për Malishevën në minuten e 81’të e realizoi Marc Oliver.
Pas kësaj fitoreje, Drita rënditet në pozitën e 2’të me 43 pikë, ndërsa Malisheva në pozitën e 7’të me 23 pikë.
/Insporti.com