Drita përfundon seancën e fundit stërvitore në “Fadil Vokrri”

Futboll 21 Korrik 2021 21:12

Skuadra nga qyteti i Gjilanit – FC Drita para ndeshjes së madhe kundër gjigantit holandez Feyenoord, ka kryer seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas konferencës për media, gjilanasit zbarkuan në stadiumin e kryeqytetit, ku edhe përfunduan përgatitjet e fundit ekipore.

Nesër, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nënkampioni i Superligës së Kosovës FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendase kundër Feyenoord-it, e vlefshme kjo për raundin e dytë të UEFA Conference League.

-->