Drita rikthen sulmuesin e njohur

Futboll 10 Korrik 2019 15:21

Skuadra e Dritës ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin brazilian. Gjilanasit sot gjatë ditës kanë zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit, Gilberto Fortunato i cili edhe më parë ishte pjesë e Dritës.

Në vitin 2016 ai ishte pjesë e Dritës, ku në 9 paraqitje sa kishte gjithsej ka shënuar vetëm 2 gola. Më pas u largua pasi kishte një ofertë të majme nga Malajzia, saktësisht ekipi PKNP FC.

Së fundmi Fortunato ishte pjesë e ekipit Sport Boys në Bolivi, teksa karriera e tij është e pasur me klube nga pothuajse në të gjitha kontinentet.

Kujtojmë që Fortunato ishte pjesë edhe e klubeve shqiptare Tirana dhe Flamurtari.

Drita dje prezantoi Donat Hasanajn, mesfushorin e ardhur nga Prishtina, teksa në këtë afat kalimtar ka kryer edhe transferimet e Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Drilon Islamit, Izair Eminit, Darko Tofiloskit dhe Valmir Kutllovcit.