Drita sot debuton në garat evropiane

Futboll 26 Qershor 2018 10:10

Më në fund pas pranimit të futbollit kosovar në UEFA, një skuadër nga Kosova do të marrë pjesë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, sot fillon aventurën e saj në fazën preliminare të Champions League, ku me fillim në ora 17:00 do të takohet me skuadrën nga Andorra, Santa Colomas në “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

Sipas formatit të ri të miratuar nga UEFA, paraeliminatoret zhvillohen në formën e një miniturneu, pra me një takim të vetëm. Nëse Drita arrin ta mposhtë Santa Coloman, në finale do të përballet me fituesin e çfitit La Fiorita (San Marino) – Lincoln Red Imps (Gjibraltar).

Kurse, humbësit e kësaj faze preliminare, do të vazhdojnë në Europa League, për të siguruar edhe atje ndoshta fazën kualifikuese. /Insporti.com

-->