Dritat mposhtet nga Shkëndija e Tetovës
Futboll
12 Tetor 2019
19:13

Drita ka zhvilluar sot një miqësore me skuadrën shqiptare Shkëndija e Tetovës e cila u luajt në Gjilan.
Ka qenë skuadra mysafire nga Maqedonia e Veriut që e ka deklasuar skuadrën kosovare duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0, shkruan Zëri.info.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0;0, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan plot katër gola dhe të gjitha nga Shkëndija.
Kjo ndeshje miqësore u zhvillua duke e shfrytëzuar pauzën e garave kampionale për ndeshjet e kombëtareve, derisa Drita duket se ka marrë mësim bukur të mirë për ndeshjet e radhës.