Driton Kuka e vlerëson lartë Nora Gjakovën

Xhudo 18 Janar 2022 15:40

Trajneri Driton Kuka përmes  një shkrimi në Facebook ka dhënë fjalë shumë të madhe për modelisten e artë, Nora Gjakova.

Kuka ka thënë se viti që lamë u përshkrua me një punë shumë të madhe e cila nisi plot 19 vjet më parë dhe ja që u kurorëzua me sukses.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Për një ditë të mirë …

Nora Gjakova

E nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!

Plot 19 vjet punoj me përkushtim!

Skishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …

Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin  drejt cakut!

Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore,por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror,pa emocione!

Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.

Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!

Pas Majlindes,Distrias erdh edhe e Arta e Nores!

Tri Copa të arta

Për Kosovën nga xhudo!

Sporti i Xhudos,

Brend i shtetit tonë të ri”, shkroi ai.

-->