Driton Kuka me pyetje për ndjekësit – kush e qëllon fiton shpërblimin

Sporte luftarake 13 Gusht 2019 11:01

Më 13 gusht 2009, Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e parë në një kampionat evropian.

Kjo kishte ndodhur në Yerevan të Armenisë në kampionatin evropian për grupmoshat U21.

Trajneri Driton Kuka e ka kujtuar me nostalgji 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje.

Në profilin e tij në Facebook, Kuka ka pyetur miqtë dhe ndjekësit se sa medalje kanë fituar xhudistët dhe xhudistet që ai trajnon në ekipin Ippon.

Kush e qëllon përgjigjen fiton shpërblim pajisje sportive.

Më poshtë keni postimin e Driton Kukës: