Driton Kuka publikon rezultatet e testit për coronavirus të ekipit kosovar të xhudos

Sporte luftarake 16 Korrik 2020 09:05

Trajneri Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë lajmin e mirë pas testimit të tij dhe ekipit elitar të xhudos së Kosovës.

Ekipit të Kosovës i është dhënë drita e gjelbër për të udhëtuar drejt Kroacisë, pas testeve të bërë për coronavirus.

I gjithë ekipi ka dalë negativ në këtë test dhe lajmi është konfirmuar nga vet trajneri Kuka, i cili ka shkruar në rrjetet sociale.

Kuka nuk ka hezituar t’i falënderoj drejtuesit e IKSHPK-së dhe ata të spitalit të Pejës për kujdesin dhe testimin e bërë nga ta.

-->