Drogba befason të gjithë me vendimin e tij

Futboll 03 Gusht 2020 13:09

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, është pritur nga mijëra tifozë, derisa ai dorëzoi kandidaturën e tij për t’u bërë kryetar i Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, transmeton “Zeri.info”.

42-vjeçari do të garojë me katër kandidatë të tjerë për këtë pozitë

Zgjedhjet për kreun e Federatës do të mbahen më 5 shtator.

Ish-sulmuesi i Chelseat shpreson që arritjet e tij gjatë karrierës si futbollist do ta ndihmojnë në zgjedhjen e tij si kryetar i Federatës. 

Mijëra tifozë ishin mbledhur në rrugë për ta mbështetur idhullin e tyre, duke mbajtur mbishkrime dhe bluza me fytyrën e Drogbas.

-->