Drogba: Ky futbollist duhet ta fitojë “Topin e Artë”

Futboll 24 Tetor 2019 21:18

Didier Drogba ka favorizuar Sadio Manen në garën” për “Topin e Artë”. Ylli senegalez, Mane, është nominuar në garën për çmimin “Ballon d’Or”, ku do të jetë në garë me Lionel Messi, Cristiano Ronaldon apo edhe Virgil van Dijk.

Lidhur me këtë garë për çmimin më prestigjioz individual, disa komente ka dhënë edhe Didier Drogba, i cili ka favorizuar Mane.

“Ajo që ai (Mane) bën në Premierligë, shumë pak lojtarë mund ta bëjnë”, ka thënë Drogba.

“Do të ishte shumë mirë që Mane, por edhe Salah të vazhdonin me progresin e tyre, për të shpresuar që të fitojnë këtë trofe”, ka thënë më tej Drogba, duke treguar mbështetjen që ka për lojtarët nga kontinenti i Afrikës.

-->