Duel indirekt mes Rashicës dhe Berishës për qëndrim në Bundesligë
Futboll
20 Qershor 2020
11:02

Kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro në Bundesligën gjermane, transmeton Insporti.
Bayern Muncheni u shpall kampion në mesjavë pas fitores 1-0 ndaj Werderit të Milot Rashicës, por vazhdon gara e ashpër për objektiva tjera.
Duel indirekt do të zhvillohet edhe mes lojtarëve të Kosovës, ku Rashica dhe Valon Berisha do përpiqen të grumbullojnë pikët e mjaftueshme për mbetje në elitë.
Bremeni luan në udhëtim tek Mainzi ndërkohë Dusseldorfi pret Augsburgun.
Të dy ekipet gjenden në pozitat e fundit ku kanë vetëm një pikë dallim.
Një fitore eventuale e Dusseldorfit në shtëpi, dhe një rezultatë tjetër përveç fitores do ta dërgoj Bremenin në Bundesliga 2.
Të gjitha ndeshjet nisin me fillim nga ora 15:30.
