Dueli i miliarderëve

Real Madrid – Paris Saint-Germain, do të jetë dueli i miliarderëve në Ligën e Kampionëve. Në “Santiago Bernabeu” do të jenë shumë prej futbollistëve më të shtrenjtë në botë. Shuma totale e futbollistëve të të dyja ekipeve, kap shifrën 1.2 miliard euro.
Që të dy pronarët, Florentino Perez e Nasser Al-Khelaifi, kanë shpenzuar shuma marramendëse parash në mënyrë që klubet e tyre të jenë favoritë në këtë kompeticion. Real Madridi, në vetëm 23 lotjarë, ka shpenzuar 469 milionë euro, shkruan Insporti
Lista e futbollistëve më të shtrenjtë të Real Madridit:
Cristiano Ronaldo | 96 milionë euro |
---|---|
Gareth Bale | 91 milionë |
Karim Benzema | 35 milionë |
Mateo Kovacic | 31 milionë |
Luka Modric | 30 milionë |
Isco | 30 milionë |
Toni Kroos | 30 milionë |
Theo Hernandez | 28 milionë |
Sergio Ramos | 27 milionë |
Dani Ceballos | 16.5 milionë |
PSG, në anën tjetër, ka shpenzuar shuma të mëdha të parash në ekipin e tyre sezoneve të fundit, duke harxhuar një total prej 466 milionë eurove vetëm në treshen sulmuese të ekipit.
Lista e futbollistëve më të shtrenjtë të Paris Saint-Germain:
Neymar | 222 milionë euro |
---|---|
Kylian Mbappe | 180 milionë |
Edinson Cavani | 65.5 milionë |
Angel di Maria | 63 milionë |
Thiago Silva | 42 milionë |
Javier Pastore | 42 milionë |
Julian Draxler | 40 milionë |
Marquinhos | 31.4 milionë |
Layvin Kurzawa | 25 milionë |
Yuri | 16 milionë |
Vlera aktuale e formacioneve startuese të të dyja skuadrave, nuk është e njëjtë me kohën kur futbollistët u blenë disa vite më parë.
Po të krahasohen të dyja skuadrat, vlera e lojtarëve të Real Madridit sillet rreth 853 milionë euro, krahasuar me 756 milionë të Paris Saint-Germain.
Formacioni aktual i Real Madridit:
Formacioni i Paris Saint-Germain:
Ndeshja e parë Real Madrid – Paris Saint-Germain, për një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, zhvillohet në Bernabeu sot me fillim nga ora 20.45. /Insporti.com