Dueli mes Furyt dhe Joshuas shumë afër realizimit

Boks 15 Prill 2021 17:13

Fury ka thënë se ballafaqimi i shumëpritur mes tij dhe Anthony Joshuas do të ndodhë 100% dhe se vendi dhe data do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Përfaqësuesit e dy boksierëve britanikë janë duke i vlerësuar ofertat e bëra nga vendet që dëshirojnë ta organizojnë meçin e madh.

Por kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, Fury, paralajmëroi se: “Nëse nuk marr vesh diçka deri të martën, do të largohem”.

“Gjithmonë kam qenë skeptik për gjithë këtë. Më kanë thënë se i kemi disa oferta të mëdha në tavolinë, prandaj edhe jam shumë i interesuar dhe mezi pres të dëgjoj se çfarë kanë për të na thënë ata”, ka shtuar ai. “Mendoj se lufta do të ndodhë 100%. Një milion për qind. Mendoj se në dy ditët në vazhdim do ta kuptojmë se ku dhe kur”, ka deklaruar ai.

Fury rrezikon ta humbasë titullin në WBC, ndërsa Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA në luftën e parë për të gjithë katër titujt e mëdhenj të botës në kategorinë e rëndë. /Insporti.com/

-->