Dueli për “mbretin” e Londrës Veriore

Futboll 10 Shkurt 2018 10:43

Në ndeshjen kryesore të këtij vikendi në Premier League, sot përballet Tottenham Hotspur kundër Arsenal, njëherit edhe dueli i dy sulmuesve Harry Kane e Aubameyang.

Tottenham do të jetë nikoqir i “Topçinjve” sot me fillim nga ora 13:30 në “Wembley”, në derbin e Londrës Veriore.
Në njërën anë kemi top golashënuesin e Prmier League, Harry Kane me 22 gola dhe i cili në javën e kaluar shënoi golin e tij të 100-të në fanellën e “Spurs”, kurse tek Arsenal, transferi i tyre i fundit, sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang.

Dy sulmues të ndryshëm me dy personalitete të ndryshme, për “mbretin” e Londrës Veriore.
Harry Kane, djaloshi i “artë” i futbollit anglez dhe Aubameyang që cilësohet si një “bad boy” që shpesh futet në “telashe” brenda e jashtë fushës.

Normalisht që epitetin e të parit në këtë pjesë të Londrës, e ka padyshim Kane, pasi sulmuesi i Arsenal ka pasur vetëm një ndeshje deri më tani prej se kaloi në Premiership, por debutoi me gol kundër Everton.

Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger. mendon se është ende herët të bëjë krahasime të tilla ndërmjet kësaj dysheje, por që beson se Aubameyang shumë shpejt do ta konfirmojë veten si njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në Premier League. /Insporti.com

-->