Duhet përsëritje ta kuptosh, autogoli më i çuditshëm realizohet në Irlandë

Futboll 15 Prill 2021 01:43

Një autogol i çuditshëm është realizuar mbrëmjen e kaluar në Irlandën e Veriut. Glentoran dhe Coleraine e mbyllën në barazim 2-2 sfidën e luajtur mes tyre. Dueli i javës së 31-të në kampionatin e Irlandës së Veriut ishte emocionues.

Në fund, të dy ekipet që janë forca e dytë dhe e tretë e kampionatit ndanë nga një pikë. Miqtë po kryesonin 1-2 deri në minutën e 77-të, kur Josh Carson realizoi një autogol pothuajse të pabesueshëm.

Mesfushori tentoi të largonte një top, që për fatin e tij të keq përfundoi në rrjetën e Coleraine. Portieri i skuadrës udhëtuese kishte dalë nga porta dhe nuk ia doli të evitojë golin e pësuar.

-->