Duhet ti lexoni këto reagime pas titullit të Juventusit

Futboll 20 Prill 2019 21:37

Juventusi u bë kampion i Italisë në futboll sërish dhe reagimet që e kanë pasuar këtë sukses të klubit nga Torino kanë qenë të shumta, disa prej tyre krejtësisht qesharake e ironike.

Juventusi në fakt u bë klubi i parë që fiton titullin e kampionit tetë herë me radhë në Serie A dhe në ligat e mëdha në përgjithësi.

Kjo ngjarje nuk kaloi pa u vërejtur nga specialistët e statistikave në rrjete sociale, të cilët pak edhe ironizuan me një “parashikim se Juve vetëm i tregoi botës për titullin sivjet, kurse të “rezervuar” i ka titujt deri kah viti 2023.

Guardian, duke qenë të veçantë nga mediat tjera dhe mjeshtër të gazetarisë u “kapën” për faktin se Juventusi sot fitoi dy tituj në Italia meqë edhe ekipi i meshkujve edhe ai i femrave u bënë kampionë në të njëjtën ditë.

Mediat po ashtu publikuan edhe festën nga zhveshtorja e Juventusit dhe festimet e lojtarëve, pasi këtë e kishte xhiruar Leonardo Bonucci dhe e kishte postuar në rrjete sociale.