Duhet ti lexoni reagimet e Furyt dhe Wilderit pas humbjes së Joshuas

Sporte luftarake 02 Qershor 2019 08:38

Anthony Joshua humbi nga Andy Ruiz pasi u detyrua të dorëzojë meçin, meqë katër herë paraprakisht u rrëzua nga kundërshtari.

Për boksierin britanik kjo ishte humbja e parë në karrierë, kurse meksikani Ruiz tashmë është kampion bote ne WBO, WBA dhe IBF, së paku deri në rimeçin me Joshuan.

Pas kësaj humbjeje, opinioni sportiv mezi ka pritur reagimet e kampionit aktual të botës në WBC Deontay Wilder dhe pretendentit për titullin në WBC Tyson Fury.

Fury kishte reagimin shumë sportiv dhe korrekt në raport me atë që i ndodhi bashkëkombasit të tij, duke shkruar në twitter se “të gjithë kemi ngritje dhe rënie, por Joshua shpesh e ka përmbysur fatin e tij në jetë. Këto gjëra ndodhin në boks të kategorisë së rëndë. Pusho, rehabilitohu dhe kthehu sërish”, përfundon postimi i Furyt në twitter, transmeton Insporti.

Në anën tjetër Wilder, shkroi në twitter se “asnjëherë nuk ka qenë kampion i vërtetë. Tërë karriera e tij bazohet në gënjeshtra, kundërthënie dhe dhurata. Tash po shihet se kush po ikë nga kush”, transmeton Insporti.