Duka tregon kur mund të fillojë kampionati

Futboll 22 Shtator 2020 08:52

Armand Duka ka thënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur optimist për nisjen e kampionatit.

Duka tha se nëse Kuvendi do të kalojë për votim projektligjin, Liga Profesioniste do të ketë një garanci dhe mund të vendosin që të zbresin në fushë javën e ardhshme.

“Nëse vullneti është vërtetë ashtu siç thotë Zoti Ylli, që e deklaroi dhe Edvin Libohova në intervistë, nesër do t’i rishkojnë relacionet edhe njëherë tek ligjet dhe me një vullnet brenda javës mund të kalojnë projektligjet. Nëse bëhet projektligji dhe presidentët e Ligës kanë një garanci që kërkesat kanë hyrë në një rrugë të drejtë”, u shpreh presidenti i FSHF.

Më tej ai tha se është më mirë të fillojmë një kampionat të shëndetshëm se sa një kampionat të çalë që mund të ndërpritet sërish.

-->