Dukagjini – Liria, përfundon kështu takimi miqësor

Futboll 05 Gusht 2018 20:25

Liria e Prizrenit e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore ndaj Dukagjinit të Klinës, përcjell Insporti.

Sfida përfundoi me fitore minimale, 1:0 për ekipin prizrenas.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Fitim Susuri.

Dukagjini i Klinës garon në Ligën e Parë derisa Liria në Superligë.

Këto skuadra janë duke e zhvilluar fazën e fundit përgatitore para nisjes së kampionatit. /Insporti/

-->