Dukagjini merr një lajm të hidhur pas ndeshjes me Gjilanin
Futboll
07 Shkurt 2022
21:51

Mesfushori Met Millaku ka mbyllur parakohe kampionatin, kjo për shkak të lëndimit në ndeshjen ndaj Gjilanit, që u zhvillua në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.
Millaku gjatë ndeshjes ne Kupën e Kosovës të luajtur të shtunën ka pësuar një lëndim në ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe i duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Deri ne ato momente ishtë duke e zhvilluar një ndeshje fantastike, por fatkeqësisht gjatë një dueli ai u lëndua rëndë dhe pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.