“Duket të jetë djalosh skandaloz” – Për suspendimin e Aro Muriqit shkruan edhe “Blick”

Futboll 24 Mars 2021 15:22

Dardanët’ sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2021.

Kosova sonte zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë, e cila i paraprin ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”, ndaj Suedisë e Spanjës.

Një nga mungesat për këto ndeshje do jetë Arijanet Muriq, i cili u përjashtua dje nga grumbullimi, pasi që besohet se ka shkuar i dehur në palestrën e fitnesit.

Përjashtimi i tij ka marrë jehonë edhe në vendet tjera. Së fundmi për këtë rast ka shkruar gazeta prestigjoze “Blick”.

Gazeta e njohur zvicerane e ka cilësuar portierin e Kosovës si një “futbollist skandaloz”, duke përmendur edhe rastin nga grumbullimi i kaluar kur ai ishte shoqëruar nga disa femra në hotel, pavarësisht masave strikte kundër koronavirusit.

“Ai duket të jetë djalosh skandaloz. Arijanet Muriq, numri 1 i Kosovës, në tetor, pavarësisht koronavirusit u kap me vajza në hotel, tani ai shkoi i dehur në natën e pare, pasi ekipi kombëtar u grumbullua së bashku” – ka shkruar mes tjerash “Blick”. /Zeri.info

-->