Dumoshi zbulon koston e shtatores së Vokrrit

Futboll 09 Qershor 2020 13:57

Në praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, është bërë zbulimi i kësaj bucete.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e theksuan se shpresojnë që së shpejti të grumbullohen edhe për përurimin e shtatores së Fadil Vokrrit, gjatë ceremonisë së zbulimit të bucetës së legjendës, i cili ndërroi jetë para dy vjetësh.

Dumoshi zbuloi se vlera e shtatores do të kushtojë 49 mijë euro derisa hapësira se ku do të vendoset ajo do të diskutohet në mes Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Zëri.info, transmeton insporti.com.

Shtatorja do të jetë 3 metra e gjatë.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

-->