Durant afër largimit nga Golden State – dy skuadrat ku mund të luajë sezonin tjetër

Basketboll 23 Maj 2019 13:53

Kevin Durant është pranë largimit nga skuadra kampione e Golden State Warriors, me të cilën është kualifikuar edhe këtë vit në finalet e play off-it.

30-vjeçari luan prej 3 sezonesh me Warriors, por nga 1 korriku ai do të jetë “free agent” (lojtar i lirë), dhe vështirë se ai do të rinovojë kontratën me “Luftëtarët”, çka do të thotë se ai mund të largohet dhe të zgjedhë skuadrën e re.

Sipas NY Times, dy janë skuadrat që mund të transferojnë yllin e NBA-së: Nju Jorku dhe Clippers.

Këto skuadrat kanë mundësitë financiare dhe hapësirat për t’i ofruar Durant kontratën që ai dëshiron.

Kevin Durant është një prej yjeve të NBA, që ka ndihmuar Golden State të fitojë titullin kampion dy sezonet e fundit dhe është pranë titullit të tretë në karrierë.

Ai është lojtari që do të tërheqë vëmendjen e afatit kalimtar të verës së bashku me Kawhi Leonard (Toronto).