Durant dhe James janë mbretër të dy konferencave (VIDEO)

Basketboll 04 Prill 2018 08:27

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshje interesant në NBA, ku mes tyre kishte para duele të mundshme të playoffit në NBA. Rast ideal ishte për disa ekipe të cilat kanë siguruar playoff të përballën mes vete dhe të testojnë forcat para se të filloj playoff në NBA.

Ndeshja mes Oklahoma City Thunder kundër Golden State Ëarriors, ishte takim më i rëndësishmë në konferencën perendimore. Ky takim sipas shumë analistëve cilësohet si takim direkt i finalistëve të mundshëm të konferencës perendimore.

Ishte takim mjaft i ngjeshur me dy ekipet duke zhvilluar mbrojtje tejet të fortë. Në fund ishte dueli i ish bashkëlojtarëve Kevin Durant dhe Russell Ëestbrook, të cilët ishin dukshëm më të mirët në këtë takim. GSË arriti të fitoj takimin në një natë ku Carmelo Anthony dhe Paul George po gjuanin dobët nga fusha.

Ndeshja përfundoi me rezultat 111-107, në të mirë të Ëarriors. Kevin Durant shënoi

Takim tjetër i nivelit të lartë ishte edhe Cleveland Cavaliers kundër Toronto Raports, të cilët u takuan në Quicken Loans Arena. Në këtë ndeshje, LeBron James dominoi me 27 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime duke ndihmuar ekipin e tij të shënoj fitore të rëndësishme në konferencën e lindjes kundër Raports me rezultat 112-106. /Insporti.com

Rezultatet nga ndeshjet tjera të NBA:

Philadelphia 76ers 121

Brooklyn Nets 95

Miami Heat 101

Atlanta Hawks 98

New York Knicks 73

Orlando Magic 97

Chicago Bulls 120

Charlotte Hornets 114

Houston Rockets 120

Washington Wizards 104

Milwaukee Bucks 106

Boston Celtics 102

Dallas Mavericks 115

Portland Trail Blazers 109

Denver Nuggets 107

Indiana Pacers 104

Utah Jazz 117

L.A. Lakers 110

Phoenix Suns 97

Sacramento Kings 94

L.A Clippers 113

San Antonio Spurs 110 /

Oklahoma City Thunder vs Golden State Warriors:

Cleveland Cavaliers vs Toronto Raptors: