Durant udhëheq Warriors drejt fitores kundër Pacers

Basketboll 22 Mars 2019 11:12

Kevin Durant udhëhoqi Golden State Warriors drejt fitores 112-89 kundër Indiana Pacers, të premten në mëngjes.

Duarant realizoi 15 pikë, gjashtë asistime dhe tri bllokada, transmeton Insporti.

Ish-ylli i Oklahoma City Thunder mori një lajm të keq para ndeshjes, pasi miku i fëmijërishë, Cliff Dixon u qëllua për vdekje në Atlanta.

Stephen Curry gjithashtu shënoi 15 pikë, 12 prej të cilave u realizuan nga pozitat për tre pikë.

Tyreke Evans shënoi 20 pikë pasi u inkuadrua nga banka rezervë, derisa Thaddeus Young shtoi 18 të tjera për Pacers.

Më poshtë, rezultatet e plota nga të gjitha ndeshjet:

Minnesota Timberwolves 106-113 Charlotte Hornets
Denver Nuggets 113-108 Washington Wizards
Utah Jazz 114-117 Atlanta Hawks
Detroit Pistons 118-98 Phoenix Suns
Dallas Mavericks 100-116 Sacramento Kings /Insporti.com/