“Dush” me birrë, viktimë e Robbenit ishte trajneri Kovac

Futboll 19 Maj 2019 09:24

Arjen Robben i tha lamtumirë futbollit gjerman me titullin e shtatë radhazi të Bundesligës.

Siç e do zakoni në futbollin gjerman, festa e titullit festohet me birrë.

Pija e dashur përdoret gjithmonë në festimin e titujve kampionë dhe arritjeve të ndryshme në Bundesligë. Kështu ka ndodhur edhe kësaj here.

Viktimë e legjendës holandeze kësaj radhe ishte trajneri i Bayernit, Niko Kovac

Holandezi nisi një sprint sikur ndeshja po luhej akoma. Birra në gotën e madhe përfundoi mbi kokën e Niko Kovaç, me trajnerin e bërë qull që u befasua totalisht.

Momente feste dhe emocionuese për Bajernin, që arriti të fitonte rivalitetin me Borusian e Dortmundit. /Insporti.com/

View this post on Instagram

😂😂 🍺🍺

A post shared by Football Soccer Futbol (@bestoffootball) on