Dy derbi në javën e 14-të të Superligës që zhvillohet në mesjavë
Futboll
04 Nëntor 2019
12:45

Java e 14-të e Superligës së Kosovës do të zhvillohet këtë mesjavë, shkruan Insporti.com.
Derbi i javës së 14-të do të jetë ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 18:00.
Prishtina barazoi në fundjavë me Dukagjinin, ndërsa Feronikeli pësoi humbje nga Ballkani para publikut të vetë.
Lideri i Superligës, Ballkani do jetë mysafir i Llapit në Podujevë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim të orës 13:00.
Drita e pret Dukagjinin, ndërsa Gjilani i shkon Vushtrrisë. Ferizaj e pret Flamurtarin, ndërsa Drenica luan me Trepçën ’89. /Insporti.com/