Dy futbollistët anglezë nuk do ta harrojnë kurrë “Fadil Vokrrin” për këtë arsye

Futboll 18 Nëntor 2019 11:02

Kombëtarja e Anglisë përfundoi eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020” me fitore të thellë 4:0 kundër Përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë, shkruan Insporti.com.

Anglia në stadiumin “Fadil Vokrri” përjetoi një mikpritje të jashtëzakonshme, ndryshe nga udhëtimet tjera në vendet tjera të Ballkanit.

Golat për “Tre Luanët” i shënuan Harry Kane (1x), Harry Winks (1x), Mason Mount (1x) dhe Marcus Rashford (1x).

Stadiumi mitik “Fadil Vokrri” do të mbetet gjatë në kujtimet e Harry Winks dhe Mason Mount, pasi shënuan golat e parë me fanellën e Anglisë.

Harry Winks

 

Mesfushori i Tottenham, Winks shënoi golin e parë të mbrëmjes në minutën e 39-të, ndërsa talenti i Chelsea shënoi golin e fundit në minutën e 90-të.

Mount deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje për ekipin e parë të “Tre Luanëve”, aq sa është paraqitur edhe Winks.

Mason Mount

 

Anglia arriti kualifikimin direkt në “Euro2020” pasi përfundoi në pozitën e parë me 21 pikë në Grupin A.

Ndryshe, ardhja e ish kampionit të botës në Prishtinë ka bërë bujë në mediet angleze, të cilat kanë raportuar për mikpritjen e tifozëve dhe futbollistëve gjatë këtyre ditëve në Prishtinë. /Insporti.com/

-->