Dy futbollistët e Juventusit nuk i përmbahen karantinës, ja çfarë kanë bërë

Futboll 19 Mars 2020 17:33

Dy futbollistët e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Rodrigo Bentancur kanë shmangur karantinën dhe kanë udhëtuar për në Argjentinë, kanë njoftuar të enjten mediat italiane.

Fillimisht “La Repubblica” njoftoj se Higuain është ndalë në aeroportin në Torino, prej ku ka tentuar të largohet nga Italia. Ai, sipas raportimit fillestar, nuk është lejuar të largohet, ndonëse ka prezantuar një vërtetim që dëshmonte se ka dalë negativ në testin për COVID – 19.

Ndërkohë La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Higuain megjithatë është larguar nga Italia, së bashku me familjen e tij. Në aeroplan ishte edhe Bentancur me familjen e tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport dy futbollistët e Juventusit janë lejuar të largohen nga Italia pasi kanë dëshmuar se kanë rezultate negative në testimet për koronavirus. Dy lojtarët kanë udhëtuar për në Argjentinë, sipas raportimeve.

Dy lojtarë të Juventusit kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus. Bëhet fjalë për Daniele Ruganin dhe Blaise Matuidin. Lojtarët e Juventusit janë në karantinë.

Italia është goditur rëndë nga koronavirusi.

-->