Dy gabime amatoreske të Vettelit, i kushtojnë me dënim në garë

Sebastian Vettel këtë sezon është në krizë të madhe të formës dhe zhgënjimi i radhës nga ana e tij ndodhi pikërisht në Monza, ku po zhvillohet gara për Shpërblimin e Madh të Italisë në Formula 1, shkruan Insporti.
Kampioni i katërfishtë i botës pas një starti të dobët, humbi një pozitë, duke e rënë nga pozita e katërt në të pestën, kurse më pas në garë rrëshqiti jashtë shtegut dhe goditi Lance Strollin kur u kthye në shteg.
Vettel doli nga shtegu në kthesën Ascari dhe nuk shikoi fare kur u kthye në shteg, duke goditur shoferin kanadez të ekipit Racing Point, raporton Insporti.
Vettel për këtë sjellje u dënua me penallti prej 10 sekondash ndalesë në pit stop, gjë që praktikisht ia humbë gjasat për finish në zonën e pikëve.
Here’s the #Vettel spin. @lance_stroll is an innocent bystander. ItalianGP #F1 @RacingPointF1 pic.twitter.com/ZAyOPSff7d
— Jeff Pappone ?? (@jpappone) September 8, 2019
Në anën tjetër shoferi “i dytë” i Ferrarit Chalres Leclerc, është nisur nga pole position dhe po kërkon fitore në këtë shteg historik, pasi vetëm një javë më herët fitoi në garën e Beligjikës në Spa.