Dy gjestet e pabesueshme të Furyt në ring me Wilderin

Sporte luftarake 02 Dhjetor 2018 08:14

Meçi midis amerikanit Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury përfundoi baras me vendim jounanim të gjyqtarëve duke bërë që Wilder të mbajë titullin e botës në versionin WBC në kategorinë e rëndë në boksin profesionis, kishte raportuar Insporti në mëngjesin e së dielës.

Mirëpo, janë dy veprime të britanikut Tyson Fury që kanë bërë bujë dhe kanë shkaktuar reagime në të gjithë botën.

I pari ishte në rundin e parë të meçit, kur Fury për herë të parë i lidhur duart prapa shpinës dhe duke e lënë fytyrën dhe trupin krejtësisht të hapur ndaj goditjeve dhe duke treguar vetëbesimin, mbase të tepërt me të cilin hyri në duel.

Këtë veprim “taktik”, Fury e përdori edhe disa herë më vonë gjatë meçit, mirëpo, ishte veprimi i tij i rundit ë 10-të, ai që shokoi të gjithë.

Në fund të këtij rundi pas një ofensive të Wilderit, Fury e mbajti kundërshtarin për koke dhe nxori gjuhën jashtë, dikur donte ta puthte atë, duke dërguar një mesazh të qartë provokimi ndaj boksierit amerikan.

Këto pamje duhet parë për ti besuar dhe Insporti ua sjell në këtë postim.