Dy gola ekspres – shkon kot mundi i Shaqirit

Futboll 07 Janar 2019 22:06

Liverpooli pas një pjesë të parë të mjerueshme, ku u dominua nga ekipi Wolves dhe ishte në disavantazh 0:1 e barazoi rezultatin në minutën e 51-të, në aksionin e parë që e krijoi në pjesën e dytë.

Goli u shënua nga Origi pas një goditjeje precize nga distanca në një aksion të cilin e kishte nisur Xherdan Shaqiri.

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë, nga aksioni pasues, Wolevrhampton u kthye në epërsi pas shënimit nga Neves.

Ndeshja po zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të Kupës së Federatës Angleze.