Dy herë kampion i NBA, Pau Gasol me shkrim të veçantë pas pensionimit nga basketbolli

Basketboll 06 Tetor 2021 10:42

Pau Gasol ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij prej basketbollisti që zgjati më shumë se dy dekada, shkruan Insporti.

41-vjeçari tashmë kishte njoftuar lamtumirën e tij nga basketbolli ndërkombëtar në gusht pasi Spanja humbi nga Shtetet e Bashkuara në çerekfinalet e Lojërave të Tokios, të cilat shënuan Olimpiadën e tij të pestë.

“Unë do të tërhiqem nga basketbolli profesionist,” tha Gasol.

“Është një vendim i vështirë pas kaq vitesh, por është një vendim që e kam menduar me të vërtetë.”

Në një postim në rrjetin social, Twitter, Gasol ka falenderuar sportin e basketbollit për gjithçka.

“I dashur basketboll, faleminderit për të gjitha”

Ndryshe, Gasol kohët e fundit fitoi zgjedhjet për të përfaqësuar atletët për shtatë vitet e ardhshme me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

/Insporti.com

-->