Dy klube të Premier League pas Luis Enrique

Futboll 11 Shkurt 2018 13:30

Luis Enrique, i cili si trajner drejtoi skuadra si Roma, Celta Vigo e Barcelona, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League të Anglisë.

Sipas raporteve të gazetës së përditshme spanjolle “Mundo Deportivo”, thuhet se Chelsea dhe Arsenal janë në garë për të siguruar shërbimet e Enrique-s.

Te Chelsea, Antonio Conte ka një kohë që është duke u përfolur për një largim të mundshëm dhe “Blutë” e Londrës e shohin spanjollin si zëvendësues të Conte-s.
Kurse në Arsenal , për një kohë të gjatë është duke u menduar zëvendësuesi i profesorit Arsene Wenger, i cili për më shumë se 20 vite është trajner i “Topçinjve”.

E përditshmja spanjolle nuk ndalet vetëm tek këto dy skuadra. Interesimi për Luis Enrique thuhet se vjen edhe nga Italia e Franca, më saktësisht nga skuadra e Milan dhe PSG. /Insporti.com

-->