Dy legjendat e tenisit botëror, Andre Agassi dhe Steffi Graf, 20 vjet së bashku

Tenis 16 Gusht 2021 18:16

Pasi Andre Agassi, ish-numri një i tenisit për meshkuj në vitet ‘90, u divorcua nga gruaja e tij aktore, Brooke Shields në 1999, nuk shkoi larg. Ai vazhdoi të ndiqte gjermanen Steffi Graf, edhe kjo numri një i tenisit botëror për femra.

Kur ai i dërgoi për herë të parë, asaj një shënim të shkruar me dorë, nëse do të pranonte të takoheshin jashtë dhe të lidheshin bashkë, tenisti amerikan nuk e dinte, se ajo në të vërtetë do të thoshte “Po”!

Të dy patën takimin e tyre të parë në Kaliforni, në të njëjtën kohë, kur Graf ishte gati të bënte garën e saj të fundit si një teniste profesioniste. Pas një romance vorbull, ata të dy u martuan në 2001.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas një sipërmarrjeje jashtëzakonisht të suksesshme në tenis professional deri më 2006, Andre Agassi, aktualisht po ndjek perspektivat aktuale dhe të ardhshme të tenistit të ri Sebastian Korda. Çifti Agassi, i cili ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, aktualisht jeton në Las Vegas.

-->