Dy lojtarët e gjigantit evropian shërohen nga koronavirusi – e konfirmon klubi

Futboll 15 Prill 2020 15:59

Juventusi ditën e sotme ka konfirmuar lajmin e mirë, pasi ka bërë të ditur se Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë shëruar nga koronavirusi.

Mediat në Itali kishin shkruar se Rugani e Dybala kishin dalë negativë në testin e bërë, ndërsa nga testi i dytë është konfirmuar shërimi edhe i Blaise Matuidi.

Sipas të gjitha gjasave, dy lojtarët do të jenë gati për të nisur stërvitjen me 4 maj.

-->