Dy medalje të tjera për Kosovën

Tokio2020 23 Mars 2019 16:11

Erza Mumimoviq dhe Flaka Hoxha kanë siguruar medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniore, derisa ato tani janë në rrugë për medalje të arta.

Laura Fazliu, në kategorinë -63kg do të ndeshet për medaljen e bronztë, derisa Kosova mund të sigurojë tri medalje nga Kupa Evropiane për Juniore, transmeton Insporti.

Xhudistet kosovare pritet t’i sjellin Kosovës të tjera medalje.

Në Kupën Evropiane për Juniore që po mbahet në Athinë, tri xhudiste do të ndeshen për medalje.

Erza Muminoviq(-48Kg) dhe Flaka Loxha(-57Kg) janë kualifikuar në finale dhe tashmë i kanë siguruar Kosovës medalje, ato do të kërkojnë medalje të arta. Kurse Laura Fazliu (-63Kg) do të ndeshet për medalje të bronztë.

Fationa Kasapi (-57Kg) është eliminuar në raundin e parë. /Insporti.com/

-->