Dy ndeshje në Superligë, vëmendja në Drenas

Futboll 21 Qershor 2020 09:27

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të.

Në Therandë, Ballkani do të ketë punë të vështirë me skuadrën e Trepça 89, ku edhe pse ndodhet në një pozitë jo të mirë i ka shkaktuar shumë probleme ekipeve të kreut.

Djelmoshat e Ismet Munishit do të kërkojnë me ngulm fitoren për të qenë në hap me Dritën e Prishtinën, ku kan marrë pikë të plota në këtë xhiro.

Ndërsa në anën tjetër fitorja e djeshme e Flamurtarit ndaj Drenicës, i ka shkaktuar telashe me të mëdha Trepça 89 për garën e ashpër për mbijetesë.

Takimi i dytë do jetë ndërmjet kampionit në fuqi Feronikelit dhe Llapit ku do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Ballkani – Trepça 89 dhe Feronikeli – Llapi, ndeshjet do të zhvillojnë nga ora 17:00.

-->