Dy ndeshjet e fundit për Kosovën – ja skenari se si mund të kualifikohet

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 15:45

Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në kampionatin Evropian 2020.

Kosova nesër do të ndeshet me Çekinë, ndërsa të dielën me fillim nga ora 18:00, e pret Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çekia radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, me një pikë më shumë të fituar sesa Kosova, përderisa Anglia është lidere e grupit.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet që duhet t’i arrijë Kosova në mënyrë që të arrijë kualifikim në Euro 2020.
– Kosova eliminohet nëse humb kundër Republikës Çeke.
– Nëse Kosova e mposht Çekinë, atëherë mund t’i duhet barazimi kundër Anglisë varësisht nga rezultati i ndeshjes Bullgari – Çeki (nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, Kosovës do t’i duhej të paktën barazim kundër Anglisë
– Çfarëdo barazimi apo humbje e Çekisë kundër Bullgarisë do ta dërgonte Kosovën automatikisht në Evropian, pavarësisht rezultatit kundër Anglisë).
– Nëse Kosova barazon kundër Çekisë, atëherë Kosovës i duhet të paktën barazim kundër Anglisë dhe Çekia duhet të humbë kundër Bullgarisë.
– Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë, e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.

-->