Dy portierë të klasit botëror përballë njëri tjetrit

Futboll 20 Shkurt 2018 15:58

Barcelona përballet me një Chelsea ndryshe, jo aq të fortë në aspektin defanziv që ishte ndërtuar në epokën e Abramovichit, pasi ka pësuar tetë gola në gjashtë ndeshje.

Vetëm Porto, Sevilla dhe Shakhtar kanë rekord më negativ këtë sezon, dhe synimi i Antonio Contes është të forcojë mbrojtjen, pasi pa të, vështirë se sigurohet një kualifikim në çerekfinale.

Courtois do të jetë një figurë kyç në këto ndeshje pasi ai nuk ka pranuar gol në tetë ndeshje nga Leo Messi, derisa e fundit ishte në vitin 2012 deri sa ai ishte pjesë e Atletico Madridit.

Në fakt belgu ka mundur të jetë shumë lehtë pjesë e Barcelonës pas largimit të Victor Valdesit, por ish-drejtori sportiv Zubizarreta në vend të tij kishte preferuar gjermanin Ter Stegen.

Këtë sezon, Ter Stegen ka shkëlqyer dhe është një prej arsyeve pse Barcelona ka rekordin defanziv më të mirë në Ligën e Kampionëve, me vetëm një gol të pësuar në gjashtë ndeshje.

Courtois dhe Ter Stegen, të cilët këtë pranverë mbushin 26-vjeç, kanë qenë figura kyç në ekipet e tyre, të cilat do të përballen me njëra-tjetrënm për një vend në çerekfinalen e kësaj gare. /Insporti.com

-->